Në Indi, një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen nga aparati i rezonancës manjetike.
Siç raporton The Guardian, burri u fut me një bombul oksigjeni në dhomën ku kryhet rezonanca me idenë se aparati ishte fikur, por u “thith” nga magneti i fuqishëm i rezonancës, që ishte lënë ndezur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në darkë, në një spital në Mumbai.
Sipas hetimeve të para, vdekja e 32-vjeçarit është shkaktuar nga çlirimi i oksigjenit të lëngshëm që ndodhej në bombulën, e cila mbeti e dëmtuar nga përplasja me aparatin e rezonancës.
32-vjeçari është lejuar të futet në dhomë nga dy mjekë, që tashmë janë arrestuar nga policia vendase.





