Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë pritur sot në ambientet e policisë një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare "Qemal Mici".

Fëmijëve pjesëmarrës, pjesë të organizatës Fëmijët.Com në bashkëpunim me World Vision, Bashkinë Durrës dhe organizata të tjera lokale nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u është mundësuar një prezantim i ambienteve të punës të Sektorëve të ndryshëm si: Salla e Komandimit, Zyra e Shërbimit të Qytetarëve, Sektori i Policimit në Komunitet etj.

Gjithashtu është zhvilluar edhe një bashkëbisedim midis nxënësve dhe n/drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, shefin dhe specialistët e Policimit në Komunitet rreth të drejtave që gëzojnë fëmijët dhe mbrojtja që i ofrohet nga legjislacioni.