Flokët e lyer janë mjaft problematikë dhe të vështirë për t’u trajtuar, sepse janë më të thatë, më të hollë e të ashpër, ndryshe nga floku natyral. Ngjyrimi, nuk ka veti vetëm të heqë pigmentin e flokut, por edhe e bën atë “të vdekur”.
Ndaj floku i dekoloruar, ka nevojë për një trajtim të veçantë, sepse është më i ndjeshëm edhe ndaj faktorëve të jashtëm si i ftohti dhe lagështia. Për ta pasur flokun të shëndetshëm, duhet kujdes, në mënyrë që të mos përballesh më maja të djegura dhe flokë të këputur.
Pra flokët e lyer, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes, flokët nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, pavarësisht bojës bimore apo trajtimeve estetike që mund t’u kesh bërë herë pas here.
Më poshtë keni të renditura gabimet që mund të bëni ndoshta pa e ditur, por që bëni mirë t’i shmangni.
Mos i laj flokët shpesh– Flokët duhet të lahen jo më shpesh se çdo 2-3 ditë. Dhe bëj kujdes që pas lyerjes, t’i lash më shampon përkatëse për flokë të lyer dhe t’i trajtosh me balsamin e tipit të flokut. Çdo javë trajtoji flokët edhe me ampula për flokë të lyer, në mënyrë që të ulësh përqindjen e alkoolit. Një herë një dy javë përdor maskë hidratuese dhe çdo tre muaj prit majat.
Mos bëj kalime ekstreme- Nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në brune). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.





