Këto janë pamjet që vijnë nga një prej zonave më të frekuentuara të qytetit të Durrësit, aty ku çdo muaj të vitit kalojnë turistë nga mbarë bota pasi kanë zbritur prej trageteve dhe kroçierave në port. E ndër imazhet e para që ato hasin sapo dalin për të vizituar qytetin e dytë më të madh e më të rëndësishëm në vend, është ky ‘kazan’ i blinduar me derë hekuri…

Lloje të ndryshme mbetjesh mund të gjenden aty, të hedhura nga dora e qytetarëve të papërgjegjshëm. E po ashtu, lihen të depozituara edhe nga punonjësit e pastrimit që nuk i largojnë ndonjëherë!

Është një ambient i hapur mes markatës së peshkut dhe Bankës Tregtare pranë “Velierës”, që prej shumë kohësh është kthyer si një kosh i madh plehrash, që i tërheq vëmendjen kujtdo që kalon në atë trotuar.

Një ambient që nuk duhet harruar pa pastruar, pasi turpëron imazhin e një qyteti turistik!

S.L.