Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku ishin të pranishëm edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, është miratuar sot projektligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Gjatë votimit nuk morën pjesë anëtarët e LSI, ndërsa ka surprizuar vota pro e deputetit të PD, Agron Shehaj, i cili është deputet i kësaj zone.
Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve deputeti demokrat ka vendosur të bashkojë votat me socialistët sa i përket ndërtimit të aeroportit të Vlorës.





