Pas statusit thumbues të kryeministrit Rama drejtuar opozitës lidhur me votën kundër nisjes së negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi në një status në Facebook, akuzon Ramën se mashtroi shqiptarët për Vlorën, ilaçet edhe pronat e çamëve..
"Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve. Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është!"





