Në një intervistë për televizionin grek ERT, kryediplomati grek, Nikos Kotzias bëri të ditur se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje dhe shpreson që pakti të arrihet në muajin prill.
Kotizas gjithashtu deklaroi se pret nga Shqipëria që të ndryshojë edhe tekstet shkollore, që përmbajnë pasaktësira.
"Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare. Shpresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore."
Kryediplomati grek tha se Greqia nuk e njeh çështjen çame, pavarësisht se Tirana kërkon ta vendosë në tryezën e bisedimeve.





