Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pranë pediatrisë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Petro Cani”, në kryeqytet.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është qëlluar 5 herë.

Autorët kanë qene te pajisur skafandër dhe pasi kanë qëlluar me armë zjarri janë larguar me shpejtësi me një motor.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.