Pas publikimit të mesazheve mes Ronaldos dhe modeles suedeze Rhian Sugden, e dashura e futbollistit portugez Georgina Rodriguez, është shfaqur e mërzitur në praninë e Cristianos, si kurrë më parë.
Arsyeja mësohet të jetë zbulimi i mesazheve që i dashuri i saj shkëmbente me modelen joshëse.
Cristiano Ronaldo është parë disi "i ndrydhur" kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez, e cila dje festoi 24-vjetorin e lindjes.
Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit.





