Një 28-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e të dielës në Itali pasi u përplas bashkë me shokun e tij, nga një automjet në Policoro.

Ndonëse shoferi që aksidentoi shqiptarët u ndalua për të ofruar ndihmën e parë, gjithçka ishte e kotë pasi i riu kishte ndërruar jetë, ndërsa tjetri ishte plagosur.

Të njohurit e viktimës, kanë bërë publik identitetin e 28-vjeçarit, Besmir Perona nga fshati Sul i Devollit, i cili prej pak kohësh ndodhej në Itali për të punuar.

Qytetari, i njohur i Peronës tha për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Më morën shokët dhe ma dhanë lajmin sot, djali është Besmir Perona, 28 vjeç nga fshati Sul i Devollit dhe ka mbetur i vrarë nga një makinë natën e kaluar. Jam nga i njëjti fshat me të dhe jetoj në Itali edhe unë.”