OSHEE bën me dije se disa zona të kryeqytetit do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike për tre ditët në vijim. Në një njoftim, thuhet se ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Farkë.

Për këtë arsye, në datat 29-31 janar, nga ora 9:00 deri në 13:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona:

-Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

-Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë Kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.

-Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë Kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.