Numri i madh i qytetarëve që morën pjesë në protestën e opozitës së bashkuar, është mesazh i qartë se shqiptarët nuk e ulin më kokën përballë qeverisë së krimit.

Kështu u shpreh lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, një ditë pas protestës që LSI, PD dhe aleatët e sajtë të djathtë mbajtën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Basha tha se pjesëmarrja masive në tubim, është mesazh se qytetarët tashmë e refuzojnë hapur qeverinë e krimit, bandave dhe të drogës, që sipas tij është shkaku kryesor i rrënimit të shëndetësisë, arsimit, i rritjes së taksave dhe papunësisë.

Numri i lartë i protestuesve sipas Bashës është një sinjal i fortë se shqiptarët tashmë e mbështetin opozitën dhe kauzën e saj.

“E po ashtu, një shenjë revolte dhe refuzimi që nga ana tjetër, shfaq qartë një mesazh shprese se Shqipëria mund, duhet dhe do të bëhet një vend Evropën”, – përfundoi Basha.