Teksa zhvillonte një vizitë në institicionet e varësisë në qytetin e Fierit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur edhe për Vettingun.
Gjonaj tha se rezultatet e para pritet të dalin në muajin shkurt ndërsa theksoi se do të merren masa që të ngihen sa më shpejt institucionet e drejtësisë.
Ajo bëri të ditur se nuk do të lejohen shkelje në zyrat e ZRRP dhe ALUIZN-it dhe kërkoi që lista për anëtarët e KLGJ dhe KLP të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.





