Reforma me ujin e pijshëm ka qënë pjesë e një takimi të zgjeruar të Task Forcës në prefekturën e Durrësit.
Prefekti i Durrësit Roland Nasto, tha se fillimisht të gjithë institucionet publike do të verifikojnë kontratat e ujit me punonjësit e administratës e më pas në fokus të ndërhyrjeve do të jenë institucionet publike dhe shoqëri tregtare me kapital shtetëror, bizneset me xhiro vjetore mbi 5 milion lekë si dhe sipërmarrjet etj.
Verifikimi përfshin jo vetëm konsumatorët familjarë por edhe lavazhet, prodhuesit e ujit me shishe që janë të lidhura me rrjetin e ujësjellësve dhe përdorin sasi të mëdha uji.
Nga pjesmarrësit u evidentuan rastet e mungesës së kontratave të rregullta, mungesës së ujëmatësave të rregullt, faturimet abuzive, rastet kur bizneset faturohen si konsumatorë.
Në takim drejtori i UKD, Spartak Kovaci ka sjellë disa nga shqetësimet lidhur me abuzimet që bëhen në disa zona me ujin e pijshëm.
Në takim ka folur mbi rëndësinë e këtij aksioni edhe Arben Skënderi, Drejtor i Përgjithshëm i Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në këtë takim u kërkua që aksioni të shoqërohej me një plan masash për reformimin e sektorit deri në vitin 2021.
K.H.





