Administratori i Albpetrol Endri Puka është larguar nga kjo detyrë pas 5 vitesh drejtimi.

Në një njoftim për shtyp thuhet se Puka do të angazhohet në një tjetër detyrë, ndërsa vendin e tij e ka zënë inxhinieri Kastriot Bejtaj, i cili ka mbajtur postin e drejtorit teknik në këtë kompani.

Bejtaj është pjesë e grupit ndërministror që po angazhohet me ristrukturimin e ndërmarrjes, njofton Albpetrol. 

Albpetrol planfikohet të ndahet në dy ndërmarrje, ku një pjesë të vogël të saj do të vijojë ta mbajë shteti, ndërsa blloqet e lria do t’i jepen në përdorim investitorëve privat.