Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në afërsi të lagjes së “Çoles” në Vlorë. Dy persona të cilët ndodheshin në një makinë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, dhe fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
Paraprakisht mësohet se ka një përplasje me armë mes dy grupeve kriminale në këtë zonë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e saj.





