Menjëherë pas fjalës së mbajtur nga lideri i opozitës Lulzim Basha, është mbyllur protesta, fatmirësisht pa u shënuar incidente.

Protestuesit, në përfundim të tubimit të tyre para Kryeministrisë, lanë pas pankartat, fshesat dhe sendet e tjera. Protestuesit nuk hodhën tymuese, por vetëm disa kapsolla.

Pas largimit të tyre nga bulevardi para Kryeministrisë, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të pastruar ato që ata lanë pas. Tubimi i opozitës sot do të mbetet në memorie për pankartat dhe banderolat që dy forcat opozitare PD dhe LSI përdorën duke ironizuar qeverinë Rama