Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur fjalën e saj sot në protestën e opozitës me një falënderim për gjithë protestuesit që i thanë “Jo Ramës” dhe erdhën në protestë.
Nga protesta ajo u ka kërkuar falje në emër të LSI-së gjithë shqiptarëve.
“U kërkoj falje për gabimet që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet të tallet me shqiptarët. Ju bëj thirrje ju që të ngrihemi, të protestojmë, jo vetëm në Tiranë, por gjithë vendin”, tha ajo.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
“Jemi këtu kundër një njeriu i cili është vetëm, për herë të parë jeta politike shqiptare në 27 vjet ka një politikan që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën asnjë minutë. Ne sot të gjithë këtu, nga gjithë vendi, nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetarë, nuk përfaqësoj asnjë parti sot, por jam si nënë, grua, vajzë shqiptare që e do vendon e saj, unë vij këtu për të thënë zërin e çdo shqiptari, vajze studente, gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë, të protestojmë si çdo shqiptar që nuk kanë shanse të ushqejnë fëmijët. Jemi këtu, protestojmë për të gjithë ata që në 27 vjet nuk kishin ujë dhe hapën puse, dhe kryeministri ynë i drogës u vuri sahatët. Ky nuk u vuri sahat puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve dhe naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymët e shqiptarëve.
Urren vendin, familjen e tij, që nuk do flamurin tonë, por tallet me të duhet të ikë një orë e më parë, ky njeri që sot është vetëm, e them këtë, sepse ai e di më mirë se kushdo çdo të thotë të jesh vetëm, vetëm fare i mbytur në zullumin e tij, që nuk ka drejtësi, ambasadorë, lule, vajza, gra burra që ta shpëtojnë se i ka të gjithë kundër, për herë të parë ky njeri duhet të kuptojë, ky që u thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por ky ka 20 vjet në pushtet, abuzuar dhe mashtruar ky sot bën më të moralshmin.
Unë u kërkoj falje në emër të LSI për gabimet që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet të tallet me shqiptarët.
Frika iku nga mendja jonë, sot frikë ka Rama. Falënderoj të gjithë amerikanët dhe evropianët që protestojnë sot në protestën e opozitës, sepse kjo është edhe protesta e tyre.
Vëllezër policë, jeni vëllezërit tanë, vuani njëlloj, lufta jonë nuk është me ju, por me krimin e organizuar, trafikantët e drogës që jo vetëm njollosën uniformën e policisë por edhe gjakun e policëve të vrarë në krye të detyrës.
Ashtu si më 21 janar ju futët flamurin kombëtar ne gji, kur bandat e Ramës e hidhnin si revole, ju them ju dua, jeni me ne, protestoni me ne të largojmë këtë të keqe nga Shqipëria.
Me dorë në zemër, ju them, se kjo protestë ka rëndësi të veçantë, për ata që nuk besojnë te opozita, kjo protestë i dha zemër të gjithë atyre njerëzve, që kanë bërë gati plaçkat për t'u larguar.
Shqipëria do i vërë çizmen Ramës, që e dhunoi, që nuk ka të ardhme, t'i themi sot ndal, ju ftoj që nga ky moment, mos ndaloni.





