Një aksident i frikshëm është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme pranë kryqëzimit të pallatit të sportit në Durrës.
Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë në trotuar, pranë një gjelltoreje.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ku siç shihet edhe nga fotot që publikon “DurrësLajm”, janë dëmtuar tavolinat, tabelat dhe vazot me lule të subjektit privat.
Përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, raportohet që në aksident është përfshirë drejtuesi i automjetit, i cili ka shpëtuar pa lëndime.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
S.L.





