Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita kundër qeverisë “Rama”, qytetarë të shumtë janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit, nga veriu në jug.

Raportohet se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona, e po kaq edhe nga Shkodra. Ndërkaq nga Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona. Ndërsa nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues.

Protesta ka mbledhur të gjitha partitë opozitare parlamentare, të cilat prej ditësh iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në Tiranë për të protestuar kundër situatës në vend dhe qeverisë.