Mësohet se në shërbimin Infektiv Pediatrik në QSUT mbahen të shtruar 12 fëmijë të dyshuar me fruth, ndërsa rastet e mëhershme konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalin.
Sipas mjekëve, asnjë nga fëmijët nuk manifeston formë të rënduar të fruthit dhe ata po mbahen në observim nga mjekët për të mos kaluar në komplikacione.
Ndërkohë burime nga ISHP thonë për “BalkanWeb” se në 75% të rasteve të paraqitura fëmijët janë të pavaksinuar me moshë nën 1 vjeç.
Mjekët infeksionistë në QSUT pranojnë se nga fruthi janë prekur edhe persona më të rritur që rezultojnë të kenë kryer vetëm një vaksinë në jetë nga dy që përmban sot protokolli i vaksinimit kundër fruthit.