Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Durrës kanë ftuar të gjithë mbështetësit të bëhen pjesë e protestës së nesërme të opozitës.

Përmes statuseve në Facebook, deputetët Oerd Bylykbashi, njëkohësisht kryetar i komanduar i degës lokale, dhe Fatbardha Kadiu, por edhe ish-kryetari i degës Osman Stafa kanë bërë apel për të protestuar ditën e shtunë kundër qeverisë Rama, kundër pushtetit arrogant, në emër të jetës dhe lirisë, për të shpëtuar demokracinë dhe vlerat e saj.

Opozita do të organizojë nesër, në orën 12.00, një protestë popullore në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Mos pyet c'mund te beje vendi yt per ty, por cfare mund te besh ti per vendin tend! (JFK)

Neser, me 27 janar, pyetja nuk eshte c'do te beje Opozita per ju. Neser pyetja per kedo eshte: c'do te besh ti per veten dhe familjen tende? Neser cdokush ka arsyen e tij per te protestuar kunder kesaj qeverie! Neser bashkohu me ne ne shesh kunder pushtetit arrogant!

Postimi i Fatbardha Kadiut:

Dua t’ju ftoj të gjithë qytetarët, të cilët në vetvete në një form apo në një tjetër protestojnë çdo ditë, që Më datë 27 Janar në emrat jo të përveçëm por në emër të jetës dhe lirisë, Të Protestojmë të Gjithë së Bashku!!

Postimi i Osman Stafës:

Eja edhe ti neser…

Unë do të jem pjesë e misionit Tim,
ti them ndal pushtetit të krimit,
ti them ndal vrasjes së shpresës,

ti them ndal arrogancës së pushtetit,
ti them ndal shumë gjërave që po vrasin të ardhmen tonë.
Të shpëtojmë bashkë demokracinë dhe vlerat e saj.