Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi ka publikuar në Facebook një video ku dokumentohet sipas tij “vepra më e turpshme dhe kriminale e bashkisë Durrësit me në krye Dakon,që shpenzojnë paratë tona për luks të shfrenuar dhe helmojnë pa mëshirë çdo ditë duke djegur mbeturina dhjetra mijëra studentë dhe qindra mijëra qytetarë durrsakë”.
Fortuzi u bën apel qytetarëve durrsakë që të mos heshtin për “këtë vepër kanceroze, sepse nesër do të jetë tepër vonë”.
Statusi i Shkëlqim Fortuzit:
Mirmbrëma miq!
Pamjet trishtuese nuk janë marë nga aktet terroriste në Siri, por janë vepra më e turpshme dhe kriminale e bashkisë Durrësit me në krye Dakon,që shpenzojnë paratë tona për luks të shfrenuar dhe helmojnë pa mëshirë çdo ditë duke djegur mbeturina dhjetra mijëra studentë dhe qindra mijëra qytetarë durrsakë.
Meqenëse strukturave ligjzbatuese nuk ju bën përshtypje ky akt çnjerëzor ju bëj apel qutetarëve durrsakë,të mos heshtin për këtë vepër kanceroze,sepse nesër do të jetë tepër vonë..





