Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos të Zvicrës një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri kroat e siguroi Ramën për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes së Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate.

Kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare. 

Aktualisht Morina ndodhet në pritje të vendimit të ministrit të Drejtësisë së Kroacisë nëse do ta vendosë pro ekstradimit apo do ta bllokojë, pasi gjykatat Supreme i hapi rrugën dërgimit në Beograd. Morina akuzohet nga Serbia për ngritjen e dronit, por Shqipëria vijon lobimin për të bllokuar ekstradimin, që ndodhet në dorë të ministrit kroat.