Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar votimet për projektligjet në rendin e ditës, ndër të cilat ka qenë edhe miratimi i listave për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këto dy lista nuk janë miratuar, pasi siç e kërkon rregullorja duhen 90 vota pro.

Për këshillin e lartë të Gjyqësorit 64 vota ishin pro, 1 kundër dhe të tjerat abstenim, ndërsa për KLP-në ishin 71 vota pro.