Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Siç bën me dije zyra e kryeministrit Rama, në fokus të takimit dypalësh ka qenë pikërisht bashkëpunimi mes dy vendeve dhe më gjerë. Por edhe ecuria e dialogut Kosovë-Serbi.
“Davos – Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës”, shkruan Rama teksa ka shpërndarë edhe videon gjatë takimit me presidentin serb.
Rama është takuar më herët edhe me homologun grek, atë kroat edhe holandez në kuadër të pjesëmarrjes në forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.





