Dëshira e durrsakëve për të parë qytetin e tyre me një tunel lidhës nga Mauzoleumi i Dëshmorëve tek Currilat duket se do të mbetet e tillë edhe për shumë kohë.

Tuneli përveçse do të zhbllokojë trafikun e rënduar edhe do të lehtësojë segmentin e shëtitores Taulantia.

Mirëpo, kreu i bashkisë së Durrësit tha se pas projektit të përfunduar është konkluduar se ndërtimi i tunelit ka një kosto prej 60 milionë eurosh, vlerë e e cila nuk mund të përballohet nga bashkia e qytetit të Durrësit.

"Bashkia e Durrësit nuk ka asnjë mundësi që të ndërtojë tunelin për shkak të vlerës, ndoshta në të ardhmen mund të bëhet por në planet afatshkurtra është e pamundur," tha Dako.

Ndjekim deklaratën.

K.H.