Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për vizat. Më anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën. 

STATUSI I PLOTË

Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! PyetAnen