Gjykata ka vendosur ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.
Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson te drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.
Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.
Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Pavarësisht ekstradimit, ai do të vijojë të jetë nën hetim edhe nga Krimet e Rënda në Shqipëri.





