Në seancën plenare të kësaj të mërkure, janë betuar dy deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Silva Caka dhe Dritan Bici.

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Caka merr mandatin e Gledion Rehovicës në Qarkun e Beratit. Ndërsa Dritan Bici zëvendëson Aqif Rakipin, si përfaqësues i PDIU-së në Qarkun e Elbasanit.

Gledjon Rehovicës dhe Aqif Rakipit, iu hoq mandati, pasi nuk kishin deklaruar të dhëna të sakta në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Me betimin në Kuvend, Caka dhe Bici nisën detyrën si deputetë.