Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të fortë drejtuar opozitës, e cila po përgatitet për protestën e madhe të 27 janarit kundër qeverisë.
Rama ka publikuar një video në "Facebook", ku në 2 minuta, sipas kryeministrit, tregohet ndryshimi themelor mes pozitës dhe opozitës sa i përket sektorit të shëndetësisë.
"MIRËMËNGJES
dhe me këto 2 minuta të vetme që i tregojnë kujtdo që do të shikojë e tē dëgjojnë, ndryshimin themelor mes nesh e atyre që sot s’kanë turp të shajnë e të protestojnë për shëndetësinë që vetëm e shkatërruan, ju uroj një ditë të mbarë
", shkruan Rama.





