Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka publikuar në një postim në “Facebook”, takimin e zhvilluar në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul.
Shehu vë theksin te shqetësimi që i ka ngritur z.Daul mbi zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha me të cilat po ballafaqohet demokracia e saj dhe instalimi i Diktatures së Krimit në vendin tonë.
Deklarata e plotë e deputetit Shehu:
TAKIM ME PRESIDENTIN E PPE-së, Z. JOSEF DAUL.
Një takim shumë të frutshëm e miqësor, realizova në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul.Një takim ku unë i riprezantova Presidentit zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha që qëndrojnë para demokracisë sonë e vendit në tërësi nga instalimi i Diktaturës së Krimit.
I paraqita përpjekjet e mëdha që po bën PD e Kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave, të së drejtës, rrugës sonë europiane, të gjitha keto tashmë të rrezikuara.
E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj.
I transmetova përshendetjet më të ngrohta të z.Basha dhe mikut të tij, z.Berisha, të cilat ai mi ktheu me shumë ngrohtësi.





