Mund të duket si një lajm “fake” por është më se i vërtetë. Daily Mail shkruan se dymbëdhjetë deve janë skualifikuar nga garat e bukurisë në Arabinë Saudite sepse ato ka përdorur "botox".

Dymbëdhjetë devetë janë skualifikuar nga një konkurs vjetor që mbahet në Riad të Arabisë Saudite për bukurinë e deveve, pasi pronarët e tyre i kishin bërë "botox" deveve për t’u dukur më bukur.

Kafshët u përjashtuan nga gara në "Camel Festival" nga Mbreti Abdulaziz, për shkelje të rregullave strikte të konkursit të bukurisë.