Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha si dhe Vlora. Rama premtoi se peshkatarët do të kenë një port të mirëfilltë si dhe lajmëroi nisjen e investimit për markatën modern të peshkut.

Kryeministri nuk la pa thumbuar demokratët për protestën e 27 janarit

"Peshkatarët do të kenë një port të mirëfilltë. Peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi. Nga 15 mln euro në vit, 82 mln vitin e fundit. Do të nisë investimi për markatën moderne të peshkut. Do ndërrohen motorët dhe frigoriferët e anijeve. Subvencion 20 lekë për kg peshku sardele dhe açuge. Do kete markata moderne peshku dhe në Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë. Objektivi ynë eshte 150 mln euro në vitin 2021. Kjo i la mbrapa demokratet se e krahasoheshin me Gjermaninë. Demokratet punetor e kane gjetur, punën ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë. Jemi në rregull. (I drejtohet një peshkatari; ‘Eja poshte kryeministrise, qe te kene ty atje’) Duhet të krijojmë sistemin e merkatove, të bëjmë bursën e peshkut. Pastaj të bëjmë gjithçka mundemi dhe të zgjidhim portet. Së pari atë portin e Shëngjinin, që akoma mbyllet me dryn. Ti japim atë autonominë, që mos të rrinë të merret se kush erdhi drejtor, e ca flamuri ka. Ka edhe më mirë, ne i dimë problematikat. Këto do ti bëjmë, do mbështesim."

Gjatë takimit peshkatarët i bënë një xhiro me varkë kryeministrit, i cili i ishte rikthyer veshjes së tij që mban gjatë takimeve të tilla, një xhup me stemën e skuadrës së tij të zemrës, Juventusit.

Rama: He e mban mend si te kam gjet apo jo?
Qesh peshkatari: Ma more bastin
Rama: Tani ke ndryshuar shumë. Kur të pash herën e parë, veç dy gishta të kishin ngel.
Fill pas kësaj Rama hipi në anijen e peshkimit dhe tha: He nga ta çoj, majtas, apo djathtas
Peshkatarët qeshin