Një rrëfim befasues ka qenë mbrëmë në studion e “Opinion” ai i moderatores shqiptare, e cila pranoi se në moshë të vogël, kur ishte vetëm 14 vjeçe, është ngacmuar kur ka qenë në ambientet e punës.

Temë e emisionit ishin ngacmimet seksuale në Hollywood dhe kryesisht për skandalin që plasi së fundmi me producentin Weinstein. Mes të ftuarve në panel ishte edhe Einxhel Shkira e cila pranoi se kur ishte tepër e vogël, kur kishte shkelur në televizion për të punuar, kishte hasur një situatë e cila e kishte traumatizuar.

“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të  na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeçe dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”.