Edhe pse këtë sezon është aktivizuar vetëm 2 ndeshje titullar në kampionat me skuadrën e PSG-së, portieri gjerman Kevin Trap, duhet të lutet që skuadra e tij të fitojë, që ai të mund të mund të kryej marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, Izabel Goulart.

Në një intervistë me gazetarin brazilian Mateus Mazafera, modelja e "Victoria Secret", tregoi se nëse ekipi i të dashurit humbet ndeshje të rëndësishme, ata nuk kryejnë marrëdhënie seksuale, ndërsa në rast fitoreje rrinë gjithë natën zgjuar.

"Ne e duam shumë njëri-tjetrin, katër ose pesë herë në javë. Por nëse ekipi i tij humbet ndeshje të rëndësishme, atëherë mes nesh nuk ka marrëdhënie seksuale. Por, nëse ai fiton, asnjë prej nesh nuk ka ndërmend të flejë", deklaroi Goulart për "Bild.de".