Një burrë i cili ka sindromën e Alzheimer kishte harruar që ishte martuar me gruan e tij prej 34 vitesh dhe i ka propozuar sërish për martesë. Linda Joyce përjetoi ditën më të lumtur të jetës së saj të shtunën kur ripërsëriti premtimet me bashkëshortin Michael Joyce.
68-vjeçari i propozi për të dytën herë gruas së tij dhe padyshim që përgjigja ishte "po". 64-vjeçarja organizoi përsëri ceremoninë martesore në liqenin e Hamiltonit, Aucklandit.
Michael u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer në vitin 2010 e më vonë me dysphasia dhe filloi të tregojë vështirësi në të folur. Linda tregoi momentin emocionues. Ajo tha se ai erdhi shumë i shqetësuar tek ajo.
"I mbajta duart dhe e pyeta se çfarë kishte. Ai më shikoi drejt në sy dhe më tha: Do të martohesh me mua? Isha absolutisht e habitur por mbajta qetësinë dhe i thashë: Po dua të martohem me ty."
Ajo çfarë e habiti më shumë ishte fakti se ai e kujtonte se do të martoheshin në fundjavë, ndaj i filluan organizimet e ceremonisë me nxitim.





