Pas vrasjes makabre së 21-vjeçares Ariela Murati, studente e Drejtësisë, ka reaguar edhe ministrja Etilda Gjonaj, e cila shkruan në Twitter se kjo ishte një ngjarje tragjike.

“Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare”, shkruan ministrja e Drejtësisë.

Statusi i Etilda Gjonajt:

Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune. NdalKrimit. PërqafoJetën.