Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka krijuar Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve. 

Krijimi i kësaj drejtorie është kërkuar edhe nga partnerët e huaj në Shqipëri.

Vendimi është firmosur nga Kryeprokurorja dhe çdo prokurori do të ketë njësi të posaçme për hetimin e të miturve.

Ndërkohë vazhdon puna për ristrukturimin e kësaj drejtorie.