Disa ditë pasi opozita ndërmori një nismë për të bërë ndryshime ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me nismën për ligjin e Prokurorisë.
Në një postim në Facebook në faqen e ambasadës amerikane, Lu thotë se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit.
"Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit", thuhet në deklaratë.





