Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për aeroportin e Vlorës në qershor të këtij viti.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, shefi i ekzekutivit njofton se qeveria shqiptare ka marrë kërkesë zyrtare nga investitorë për aeroportin e ri kombëtar.

“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit #Shqipëriaqëduam”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, Kryeministri nuk ka bërë me dije ende asgjë konkrete sa i përket investitorit për këtë projekt madhor.