Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, imazhin e vules së akteve shtetërore të Gjergj Kastriot Skënderbeut, imazh të cilësuar spektakolar nga kreu i qeverisë.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë  ”, shkruan Rama.