Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton se qyteti bregdetar do të ketë probleme për furnizimin me ujë mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme për shkak të një difekti në tubacionin kryesor.
UKD njofton se po punon për të rregulluar difektin sa më shpejt, në mënyrë që të normalizohet furnizimi me ujë i popullatës.
Njoftimi i plotë i UKD:
Si rezultat i nje difekti ne tubacionin kryesor DN 700 mm te furnizimit me uje te qytetit te Durresit, gjate mbremjes se sotme dhe dites se neserme do te kete probleme ne furnizimin me uje ne te gjithe zonen qe mbulohet me kete sherbim. UKD, duke kerkuar mirekuptimin e qytetareve, ben te ditur se eshte duke punuar per riparimin e difektit ne nje kohe sa me te shpejte!
Faleminderit!





