Prej 1 janarit të viti 2018 mosha e daljes në pension për gratë do të ndryshojë sërish, duke pësuar një rritje prej dy muajsh.

Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, deklaron se në kuadër të reformës së vitit 2015 u vendos që mosha e pensionit do të rritet me 2 muaj çdo vit, ndaj në 2018-n një grua do ta marrë pensionin kur të mbushë 60 vjeç e 8 muaj.

Sipas Eminit nga kjo skemë bëjnë përjashtim vetëm personat që kanë punuar në profesione të vështira.