Një ndër vendimet e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të marrë ditën e djeshme ishte edhe shkarkimi i prokurorit Agron Gjanaj.

Prokurori Gjanaj u zëvëndësuar nga Donika Prela, e cila ka mbajtur detyrën e shefes së hetimit të antikrimit ekonomik.

Nëse do të kërkosh për prokuroren e re të Durrësit, është e vështirë të gjesh ndonjë imazh të saj, ndërsa del edhe çështja e shumë diskutuar vite më parë, ajo e lirimit nga akuzat për drogë të djalit të kreut aktual të Kuvendit, Gramoz Ruçi, 6 vite më parë.

Socialistët në opozitë asokohe e konsideronin ndalimin e Ledio Ruçit si një vendim politik, dhe presion nga ana e qeverisë së Sali Berishës. Prela në vendimin e saj e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e Ruçit.