Prokurorja e re e rrethit gjyqësor Durrës ka nisur punën këtë mëngjes. 17 prokurorët e Durrësit janë njohur kështu këtë të mërkurë me prokuroren e re të rrethit.
Ish-prokurori i rrethit, Agron Gjana, ka ardhur mëngjesin e sotëm dhe i ka bërë dorëzimet Donika Prelës, e cila u komandua në krye të prokurorisë së Durrësit një ditë më parë nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.
Donika Prela është prezantuar me stafin e prokurorisë, ndërkohë që Gjana është nisur për në Kukës.
Ishte numri dy i organit të akuzës së Durrësit, Adnan Xholi, ai që bëri prezantimin para ekipit të prokurorëve të drejtueses së tyre më të re.
Donika Prela nuk ishte e panjohur për kolegët e saj të Durrësit, pasi ka mbajtur detyrën e shefes së hetimit të antikrimit ekonomik po në këtë prokurori.





