Këshilltar për mediat i Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku është emëruar gazetari Denion Ndrenika.
Ndrenika vendoset në këtë post pas largimit të Albi Seranit, i cili ishte këshilltar për median kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Adriatik Llalla.
Serani njoftoi largimin e tij përmes një deklarate shpërndarë për media.





