Incident në një dyqan të Apple në Zyrih, Zvicër. Shpërthimi i baterisë së një celulari iPhone ka shkaktuar plagosjen e një punonjësi, intoksikimin e 7 personave dhe evakuimin e 50 të tjerëve, personel dhe klientë të dyqanit.

Sipas gazetës “20 Minuten”, incidenti ka ndodhur rreth orës 10.00 në dyqanin e Apple në Bahnhofstrasse.

Sipas të njëjtave burime, shpërthimi ka ndodhur gjatë ndërrimit të baterisë. Për shkak të nxehjes së saj, ajo ka shpërthyer duke plagosur lehtë në dorë punonjësin.

Tymi është përhapur në të gjithë dyqanin dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Hetimet nuk janë përmbyllur ende.