Një yll pornografie, Olivia Nova, e cila është bërë e famshme në industrinë e filmave për të rritur në vetëm pak muaj, ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare. E lindur në Minesota, SHBA, ajo u gjet e vdekur në Las Vegas më 7 janar. 

Sipas Daily Mail shkaku i vdekjes së saj nuk dihet ende, tha agjencia ku ajo punonte në një deklaratë të publikuar ditën e hënë.

Gjatë periudhës së Krishtlindjes ajo kishte publikuar në Twitter se po kalonte pushimet vetëm, pa shoqërinë e askujt. Vdekja e Nova-s vjen në më pak se një vit pasi i dashuri i saj kishte kryer vetëvrasje. Në një postim në Twitter në ditët e para të dhjetorit ajo thoshte se i dashuri i saj kishte vrarë veten dy ditë para datëlindjes së saj.

Nova filloi të interpretonte në filmat pornografikë në mars të vitit 2017.