Lëvizje të reja në institucionet publike rajonale në Elbasan. Ardit Demiri ish-prefekti i Elbasanit Emërohet Drejtor i Shërbimit Postar në vend të Elvira Xhyras.

Kjo e fundit emërohet drejtore e Shëndetit Publik Elbasan. Këto dy institucione drejtoheshin më herët nga përfaqësues të LSI.

Pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit ky është emërimi i tretë që bëhet në drejtoritë rajonale të Qarkut të Elbasanit. Me herët Luiza Popja është emëruar Drejtore e Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin në vend të Astrit Xhelilit të LSI.